Home Shqipëria Krasniqi nga Veriu: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e...

Krasniqi nga Veriu: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë

4
0
krasniqi-nga-veriu:-lista-serbe-deshiron-ta-kete-monopolin-mbi-politiken-e-serbeve-ne-kosove

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, pasi ka vizituar një qendër të votimit në Veri, ka thënë se gjithçka po shkon në rregull, teksa ka adresuar kritika për Listën Serbe e cila ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e katër kryetarëve shqiptarë.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucionet vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve”, tha Krasniqi para gazetarëve.

Sipas tij, udhëzimi administrativ e ka hapur mundësinë që përmes peticionit të parashtrohet me 20 për qind të votuesve të një qyteti ku ata e kanë iniciuar këtë peticion.

“Qeveria e Kosovës e ka pasur detyrën dhe mandatin që të mundësojë që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ta bëjnë me të drejtën që u garantohet përmes Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Detyrë e jona ka qenë ta bëjmë këtë mundësi që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre. Detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i procesit, pjesa tjetër i mbetet qytetarëve”, shtoi.

Megjithatë Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – njoftoi javë më parë se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Sipas Listës Serbe, kjo mospjesëmarrje vije meqë në vlerësimin e tyre janë vendosur “procedura të parealizueshme” për votimin e 21 prillit dhe se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.

Në katër komunat veriore, të drejtë vote kanë 46.556 persona, apo 1.461 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 23 prill 2023, kur u zgjodhën kryetarët shqiptarë.

The post Krasniqi nga Veriu: Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë appeared first on Albanian Post.

Previous articleBanka Botërore, 80 milionë dollarë në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm
Next articleS’ka më ngërç, të martën rinis punën Komisioni i Shëndetësisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here