Home Shqipëria Dëshmitari i 54-të vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur ndaj ish krerëve...

Dëshmitari i 54-të vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur ndaj ish krerëve të UÇK-së

1
0
deshmitari-i-54-te-vazhdon-deshmine-ne-seance-te-mbyllur-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Dëshmitari i 54-të në Gjykatën Speciale, ka nisur dëshminë në seancë të mbyllur ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga kryetari i trupit gjykues është thënë se arsyeja e mbylljes së seancës në rastin e dëshmitarit me kodin “W4739”, është për shkak të mbrojtjes së dëshmitarit.

Para se të nis seanca, trupi gjykues ka pranuar prova materiale, disa deklarata të dëshmitarëve përmes audio-incizimeve.

Nga Specialja të premten për Albanian Post është thënë se gjatë kësaj jave do të jenë dy dëshmitar dhe se njëri do të jetë në seancë publike.

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 18 prill, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë të Holandës ua kanë vazhduar masën e paraburgimit ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës (UÇK) – Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli – ndërsa trupi gjykues konstatoi se ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët – Kadri Veseli e Jakup Krasniqi – dhe ish-deputetit kosovar, Rexhep Selimi, akuzohen për vrasje, torturë e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën midis viteve 1998–1999.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës.

Por, katër të akuzuarit e Speciales e kanë mohuar çdo pretendim të Prokurorisë.

The post Dëshmitari i 54-të vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur ndaj ish krerëve të UÇK-së appeared first on Albanian Post.

Previous articleQeveria kërkon nga BE-ja largimin e masave “të padrejta”: Kosova përmbushi obligimin e saj
Next articleU arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi prej xhamit: Policia na terrorizoi familjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here