Home Shqipëria U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi prej xhamit: Policia...

U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi prej xhamit: Policia na terrorizoi familjen

2
0
u-arrestuan-pas-protestes-te-bashkia-e-tiranes,-denoncimi-prej-xhamit:-policia-na-terrorizoi-familjen

Protestuesit të cilët u arrestuan dy ditë më parë pas protestës që u mbajt para bashkisë së Tiranës, kanë dalë sot para gjykatës, ku do të njihen me masën e sigurisë.

Ata kanë denoncuar për mediat dhunën e ushtruar nga policia.

Një prej tyre pohoi pas kafazit prej xhami se familja e tij ishte terrorizuar.

“Na kanë trajtuar me rripin e pantallonave. Jam arrestuar nga Komisariati i Fierit, është terrorizuar familja, kam qenë në protestë si çdo qytetar, jam anëtar i kryesisë PD, jam i shkolluar jam biznesmen. Nuk kam qëlluar me molotov, pasi kam respekt për uniformën e policisë. Kërkoj drejtësi!”, tha ai.

Ndërkohë një tjetër i arrestuar tha se molotovi te Bashkia u hodh nga studentë të Akademisë së Rendit.

Ndalohet një tjetër shtetas, pas trazirave me molotov përpara Bashkisë Tiranë

Çfarë ndodhi?

Përfaqësues të opozitës, por edhe qytetarë kanë protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës këtë të premte të 19 prillit – ashtu siç kishin lajmëruar.

Kjo pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni, me akuzën për abuzim me detyrën.

Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe tymuese të shumta te dera e Bashkisë duke shkaktuar edhe një zjarr.

Ata janë përplasur me policinë duke kërkuar heqjen e gardhit metalik.

Sakaq, Tedi Blushi, këshilltari bashkiak i Partisë së Lirisë akuzoi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) se po bashkëpunon me Erion Veliajn.

Kujtojmë që, qytetari i parë i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim nga zyra e tij u ka dalë në mbrojtje ish-zyrtarëve të institucionit që ai drejton, të cilët tashmë ndodhen pas hekurave.

Sipas Veliajt, ish-drejtorët ishin në krye të detyrës dhe e kanë realizuar atë më së miri.

“Redi Molla e kthehu në funksion ndërmarrjen e falimentuar të Ujësjellësit. E kthehu Tiranën nga 7 orë në 24 orë të furnizimit me ujë. Taulant Tusha ka ndjekur në mënyrë të jashtëzakonshme punën. Ka ndjekur me prioritet projektet e Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Ai e cilësoi të gjitha reagimet e opozitës si gjueti shtrigash.

Për Veliajn një kryebashkiak nuk mund të dijë çdo gjë.

“Në pritje të fjalës së fundit të tyre, unë vetë ju them se asnjë përfitim i paligjshëm i tyre nuk më ka lidhur. Gabime mund të kem bërë plot, por kurrë se kam vënë firmën për përfitim personal apo të paligjshëm”.

Ambasadat dënojnë aktet e dhunës

Ambasada e Italisë në Tiranë ka dënuar aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë Tiranë.

“E drejta për t’u organizuar paqësisht e për të protestuar është thelbësore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve apo personave nuk është aspak e justifikueshme”, shkruhet në një postim në platformën X – dikur Twitter.

Edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Ambasada Amerikane në vend kanë dënuar dhunën gjatë protestës së opozitës para bashkisë Tiranë.

“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë”, thotë BE-ja.

Delegacioni thekson se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.

Gjithashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara nënvizoi se e drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët.

“Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune”.

Ambasada përshëndeti zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.

The post U arrestuan pas protestës te Bashkia e Tiranës, denoncimi prej xhamit: Policia na terrorizoi familjen appeared first on Albanian Post.

Previous articleDëshmitari i 54-të vazhdon dëshminë në seancë të mbyllur ndaj ish krerëve të UÇK-së
Next articlePolonia e gatshme të presë armë bërthamore, thotë Duda

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here