Home Shqipëria Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin

Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin

1
0
kalaja-kallezon-ne-spak-lulzim-bashen,-aurela-bashen-dhe-erion-isufin

Avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin.

Kalaja i ka kallëzuar penalisht ata për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.

“Subjekti i kallëzuar është deputeti Lulzim Basha, i cili referuar provave në bashkëpunim me shtetasen Aurela Basha, Erion Isufi kanë konsumuar vepra penale duke filluar që nga shtrëngimi me anë të kanosjes për përfitim pasurie, e cila në zhargonin e përditshëm quhet gjobëvënie”, ka thënë ajo.

“Po ashtu ai është kallëzuar për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv në kohën kur ishte ministër i transporteve e shumë akuza të tjera. Unë kam paraqitur në SPAK prova të reja që lidhen me lobimin në Amerikë për foton me presidentin Trump dhe për të cilin flitet se janë para ruse”, ka shtuar Kalaja.

The post Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin appeared first on Albanian Post.

Previous articleNjë stadium mahnitës futbolli në mes të shkretëtirës
Next articleSylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here