Home Shqipëria Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

1
0
sylejman-selimi-dhe-jahir-demaku-lirohen-nga-akuza-per-krime-lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga akuzat për krime lufte ish-komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Jahir Demaku, në rastin “Drenica 1”.

Rasti ndaj tyre ishte iniciuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Selimi e Demaku akuzoheshin për keqtrajtimin e një personi në Likoc të Skenderajt.

Avokati Artan Qerkini potencoi se mbrojtja është e kënaqur me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe se mbrojtja gjatë gjithë kohës ka potencuar se kjo akuzë është e rrejshme.

“Këtë e vërtetoi edhe gjykata ngase deklarimet e dëshmitarit kanë qenë kundërthënëse dhe nuk kanë pasur mbështetje në provat tjera dhe si të tilla nuk e kanë plotësuar standardin e kërkuar nga Gjykata”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Mitrovicë gjatë vitit 2015 pati dënuar Selimin me tetë vjet burgim për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës.

Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Isni Thaçi u dënuan me nga shtatë vjet burgim, ndërsa me tri, u dënuan Nexhat Demaku, Agim Selmani, Driton e Bashkim Demaj dhe Fadil Demaku.

Pas ankesave nga palët, Apeli ia pati ulur dënimin Selimit për një vit.

Ndërkaq në vitin 2019, Gjykata Supreme e ktheu këtë rast në rigjykim.

The post Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte appeared first on Albanian Post.

Previous articleKalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin
Next articleReagon Bardhi pasi SPAK refuzoi kallëzimin e Olsi Ramës: Prokuroria e Posaçme të na provojë që s’ka të paprekshëm në Shqipëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here