Home Shqipëria Raportimi i AP-së për mospunësimin e katër specialistëve, Vitia: Do t’u bëhet...

Raportimi i AP-së për mospunësimin e katër specialistëve, Vitia: Do t’u bëhet zgjidhje sa më shpejtë 

2
0
raportimi-i-ap-se-per-mospunesimin-e-kater-specialisteve,-vitia:-do-t’u-behet-zgjidhje-sa-me-shpejte 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka drejtuar pyetje ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se kur do të punësohen katër kirurgët specialistë të Kirurgjisë Vaskulare për çka raportoi Albanian Post më 19 janar.

“Janë katër kirurgë vaskular që akoma presin për t’u punësuar dhe për t’u ofruar shërbime qytetarëve. Kur do të hapni konkursin për pranimin në punë specialistëve të Kirurgjisë Vaskulare dhe si e keni planifikuar zgjidhjen e këtij problemi?”, ishte pyetja e deputetit Dreshaj.

Por, që sipas Vitisë, Klinika e Kirurgjisë Vaskulare s’është para kolapsit, duke treguar numrin e operacioneve që janë bërë më shumë.

“Konstatimet e juaj se është para kolapsit Klinika e Kirurgjisë Vaskulare s’qëndrojnë. Si asnjëherë më parë numri i operacioneve është rritur në 1 mijë e 400 operacione, klinika i ka 13 mjekë vaskularë, klinika ashtu siç pretendohet nuk është në kolaps”.

Dreshaj, sërish e ka përsëritur pyetjen se kur mund të presin katër specialistët që të krijojnë marrëdhënien e punës me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por nga Vitia s’mori përgjigje konkrete.

Ai tha janë duke bërë përpjekje që punësimi i tyre të bëhet sa më shpejt.

“Kemi mungesa të theksuara në disa profile dhe kemi mbipopullim në disa profile. Ne kemi bërë një analizë të specialistëve që janë pa punë dhe nga gjithë ata specialistë ka ardhur lista dikund 75 rreth 80 për qind e këtyre specialistëve janë të angazhuar në sektorin privat”.

“Kurse, ata që nuk janë të angazhuar ministria e Shëndetësisë pas marrjes së kësaj liste bashkë me ShSKUK-në, është duke hartuar politik që në secilin spital regjional apo në QKUK ku ka mundësi t’u bëhet zgjidhja sa më shpejtë që është e mundshme”.

Nëse në klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së do të punësoheshin vetëm katër specialistë, më nuk do të kishte listë të pritjes prej 3.5 vjetësh e nuk do të duhej të dërgoheshin afër 40 veta jashtë Kosovës për shërim që kushton mbi 1 milion euro.

Punësimi i katër mjekëve do të ishte një zgjidhje e menjëhershme, efikase dhe jo e kushtueshme, por Ministria e Shëndetësisë po refuzon – për arsye që askush nuk i bënë të qarta – që t’i punësojë këta katër profesionistë.

Këtë nevojë urgjente e ka prezantuar për herë të fundit para organeve me 6 maj 2023 edhe Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, por nuk i është përgjigjur askush pozitivisht, derisa specialistët që nevojitën në klinikë po mbesin në pritje pa punë, me rrezikun që të largohen nga Kosova e të punësohen në ndonjë vende të Perëndimit.

Drejtori Rudari në letrën e tij, drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Elvir Azizi, kryetarit të bordit të ShSKUK-së, Naim Bardiqi e po ashtu ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, argumentoi në detaje nevojën për ndihmën e specialistëve të rinj dhe ua shpalosë domosdoshmërinë e veprimit.

Por, gjithçka ka ngelur në përpjekje të dëshpëruar.

Një nga Klinikat kryesore të QKUK-së para kolapsi, sepse Arben Vitia refuzon të hap konkurs për pranimin e 4 specialistëve të kirurgjisë vaskulare

Për një vit në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, diplomojnë rreth 150 mjekë të rinj.

Për shkak të kushteve të rënda dhe keqmenaxhimit, kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova me qëllim për të kërkuar punë në vende të ndryshme të botës.

Problemi i ikjes së mjekëve nga Kosova, ka filluar që në vitin 2016 kur qeveria ndaloi së hapuri konkurset për specializantë.

Ndërsa, profesionistë shëndetësorë tashmë kanë deklaruar se për këtë dukuri duhet të ndërmerren masa urgjente, në mënyrë që të zvogëlohet numri i ikjes së mjekëve nga Kosova.

Planet qeveritare, sipas asaj që është prezantuar deri më tani, janë dhënë kryesisht si platforma të përgjithshme, ku nuk flitet për probleme specifike të shëndetësisë.

Dhe derisa qeveritarët ndërrohen, ikja e mjekëve të rinj mbanë ritmin e njëjtë.

The post Raportimi i AP-së për mospunësimin e katër specialistëve, Vitia: Do t’u bëhet zgjidhje sa më shpejtë  appeared first on Albanian Post.

Previous articleManchester United përgatit 12 largime në verë
Next articleIsh i dashuri i Princeshës Beatrice, Paolo Liuzzo, vdes nga mbidoza e dyshuar e drogës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here