Home Shqipëria “Të cenueshëm ndaj dronëve rusë”, Kievi tërheq tanket Abrams nga fronti

“Të cenueshëm ndaj dronëve rusë”, Kievi tërheq tanket Abrams nga fronti

6
0
“te-cenueshem-ndaj-droneve-ruse”,-kievi-terheq-tanket-abrams-nga-fronti

Ushtria ukrainase ka tërhequr tanket Abrams nga fusha e betejës për shkak të cenueshmërisë së tyre ndaj dronëve rusë.

Kjo pasi dronët ndjekin lëvizjet e mjeteve të blinduara dhe i sulmojnë ato.

Lajmi është konfirmuar nga një deputet i Rada Verkhovna, Maksym Buzhansky.

Sipas tij, “natyra e luftës ka ndryshuar dhe automjetet e blinduara me vlerë miliona bëhen pre e lehtë për një dron që kushton disa mijëra dollarë”.

Kievi kishte bindur SHBA-të të furnizonin 31 tanke në janar 2023 me një kosto prej 10 milionë dollarësh secili, sepse ato konsideroheshin jetike për mundësinë e depërtimit të vijës së frontit rus.

Por që atëherë, pesë Abrams tashmë kanë humbur në luftë.

Admirali Christopher Watson Grady, nënkryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, ka thënë se ushtritë amerikane dhe ukrainase po punonin së bashku për të gjetur një mënyrë për të përdorur tanket Abrams “në një mjedis të ndryshuar”.

The post “Të cenueshëm ndaj dronëve rusë”, Kievi tërheq tanket Abrams nga fronti appeared first on Albanian Post.

Previous articleSpanja do të furnizojë Kievin me sisteme Patriot
Next articleAmerika autorizon Ukrainën të godasë Krimenë me raketa me rreze të gjatë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here