Home Shqipëria Shefi i OSBE-së: Kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve në 12...

Shefi i OSBE-së: Kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve në 12 muajt e fundit

3
0
shefi-i-osbe-se:-kemi-pasur-rritje-te-dhunes-ndaj-gazetareve-ne-12-muajt-e-fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), së bashku me misionin e OSBE-së në Kosovë të premten në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kanë shprehur shqetësimin e tyre për regresin që ka shënuar Kosova në raportin e “Reporterëve pa Kufij”.

Shefi i misionit të OSBE-së, Michael Davenport, theksoi se në muajt e fundit ka pasur rritje të dhunës drejtuar gazetarëve.

“Raporti i Reporterëve pa Kufij e ka vendosur Kosovën në vendin e 75-të, i cili ka shënuar një rënie nga vendi 56 që ishte vitin e kaluar, dhe nuk ka nuk ka dyshim që në 12 muajt e fundit kemi pasur rritje të dhunës drejt gazetarëve”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, deklaroi se ky raport duhet të shtyjë të reflektojnë ata që kanë ndikuar në këtë rënie.

“Kjo renditje mund të mos jetë befasi për komunitetin e gazetarëve dhe mediave në Kosovë për shkak të asaj se çka kemi përjetuar në vitin e fundit, por duhet të jetë alarm për ata që kanë ndikuar në këtë rënie dhe këtu më së shumti e kam fjalën për institucionet e Kosovës, Qeverinë e Kosovës”, pohoi Rexha.

Foto: AGK-ja.

Organizata “Reporterët Pa Kufij”, të premten, ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.

Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67.

Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39.

Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37.

The post Shefi i OSBE-së: Kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve në 12 muajt e fundit appeared first on Albanian Post.

Previous articleKPMShCK e ktheu në punë, Ministria e largon përsëri
Next articleMilani ndjek deri në 7 lojtarë për verën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here