Home Shqipëria Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare

Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare

6
0
raportet-nderkombetare-qe-shkermoqen-propaganden-qeveritare

E vërteta dhe politika nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën vijë, thoshte një nga teoricientet politike më me ndikim të shekullit të 20-të, Hannah Arendt.

Autoritete kanë gjithmonë tendenca për ta paraqitur ndryshe realitetin socio-ekonomike të vendit nga siç është në të vërtetë.

Një gjë e tillë mund të konstatohet lehtësisht edhe në Kosovë. Mjafton që të analizohen raportet më kredibile ndërkombëtare që pasqyrojnë objektivisht progresin e përvjetshëm të shtetit dhe të krahasohen me deklarimet e krerëve më të lartë shtetërorë të vendit.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Raporti i Freedom House dhe indeksi i Reporterëve Pa Kufij, të publikuara rishtazi, kanë rrënuar propagandën qeveritare se Kosova është lidere në rajon për demokraci, liri të mediave e luftim të korrupsionit.

Ndërsa Qeveria aktuale e Kosovës është me gojën plotë – luftim korrupsioni, raporti i DASH-it për Kosovën ka konstatuar se viti 2023 është karakterizuar “me korrupsion serioz qeveritar”.

DASH në raport ka theksuar se në “Kosovë ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit”.

Ndër të tjera në fushën e titulluar “Korrupsioni në Qeveri”, DASH ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinë, e cila shpalli fajtore ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari, për mos-deklarim të pasurisë.

Përveç Hajdarit, në po të njëjtën fushë raporti i DASH-it ka përmendur edhe shpalljen fajtore të zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Liza Gashi, për mos-deklarim të pasurisë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në aspektin e korrupsionit, raporti i DASH-it, gjithashtu, ka potencuar se Prokuroria Speciale dhe Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovë kanë hapur “hetime penale kundër të paktën pesë ministrave dhe dy zëvendësministrave me akuza për vepra të lidhura me korrupsion”.

“Korrupsion serioz qeveritar, dhunë dhe kërcënime për gazetarë, kufizime serioze në lirinë e shprehjes”, raporti i DASH-it shumë i rëndë për Kosovën

Një pikturë të zymtë të situatës reale në terren ka pasqyruar edhe raporti i organizatës ndërkombëtare “Freedom House”.

Sikur raporti i DASH-it edhe raporti i “Freedom House” ka konstatuar se korrupsioni në Kosovë “vazhdon të mbetet një çështje serioze shqetësuese në Kosovë”.

Kosova sërish është radhitur në grupin e regjimeve hibride, “demokraci tranzicionale”, në raportin e organizatës “Freedom House”.

Demokracia në Kosovë, sipas vlerësimeve dhe matjeve të kësaj organizate, nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

Kosova si në vitin paraprak edhe gjatë këtij viti është vlerësuar me plotë 3.29 pikë, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë.

Përveç në korrupsion e demokraci, Kosova ka shënuar regres edhe sa i përket lirisë së medias.

Raporti i “Freedom House”: Korrupsioni çështje serioze shqetësuese në Kosovë

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, ku Kosova radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.

Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.

Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.

“Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67. Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39. Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37”.

Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që raporti i DASH-it i vitit 2023 ka kritika për Qeverinë e Kosovës.

Megjithatë ai është shprehur i çuditur se si Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka cituar “Freedom House” e Transparency International” – dy organizata ndërkombëtare të cilat bëjnë matjen e nivelit të demokracisë e transparencën e institucioneve.

“Po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova”, kishte deklaruar ai në një intervistë për DW.

Ndërkohë Ministri i Financave, Hekuran Murati, në tentim për ta arsyetuar raportin e DASHI-it deklaroi se në vitin 2023 fjala korrupsion është përmendur vetëm 12 herë.

“Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur”, ka thënë ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet ky raport.

Raporti i DASH-it, sipas Muratit, nëse e shikohet në suaza kuantitative atëherë mund të konstatohet se “ka përgjysmim të korrupsionit”.

Murati gjithashtu ka potencuar se kushdo që e ka bërë këtë raport ka ra “pre e dezinformatave të mediave”.

“Kush do që e ka bërë raportin ka ra pre e dezinformatave të mediave, të cilat janë ende pjesë e gardës së vjetër”.

The post Raportet ndërkombëtare që shkërmoqën propagandën qeveritare appeared first on Albanian Post.

Previous articleStefano Pioli arrin akordin verbal me Napoli-n
Next articleMediat greke ‘zyrtarizojnë’ afrimin më të ri në Kombëtaren shqiptare

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here