spektakel-ne-turqi-gjergji,-mbyllet-ne-barazim-me-gola-pjesa-e-pare

Një ndeshje vërtetë e bukur është paraqitur ajo mes Turqisë dhe Gjeorgjisë, ku të dy ekipet kanë dhuruar spektakël në lojë, gjatë 45 minutave të para të takimit të parë në grupe mes tyre.

Turqia kryesisht e dominoi lojën përgjatë pjesës së parë, por rezultati shënoi 1 me 1 në mbyllje të 45-minutave, me gjeorgjianët, të cilët rrezikuan më shumë drejt fundit.

Ishte fillimisht Mert Muldur, i cili në minutën e 25-ë shënoi një gol të jashtëzakonshëm fluturimthi për turqit, duke i dhënë avantazhin atyre dhe duke ia shpërblyer lojën e mirë.

Aksioni turk vijoi dhe vetëm dy minuta më vonë, Kenan Yildiz e çoi sërish topin në rrjetë. Goli megjithatë u anulua pasi u rishikua nga sistemi VAR dhe një majë take ishte vendimtare për ta shpallur në pozitë jashtë loje Yildizin.

Turqia kërkoi sërish të shënonte, por një pakujdesi në mbrojtje i dha zemër gjeorgjianëve dhe Georges Mikautadze dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa tjetër e lojës u përshkua me intensitet të lartë nga të dy palët, të cilat e kërkuan rrugën e rrjetës, por nuk e gjetën.

Gjithçka mbetet për t’u luajtur në 45 minutat e dyta.

The post Spektakël në Turqi-Gjergji, mbyllet në barazim me gola pjesa e parë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here