Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar ndaj nismës së propozuar javën e shkuar nga kryeministri Edi Rama për një cikël të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.
Më herët, kreu i Delegacionit, ambasadori Silvio Gonzato, kishte dhënë një vlerësim të përgjithshëm mbi idetë e hedhura nga zoti Rama.
Në një deklaratë të shpërndarë të hënën pasdite Delegacioni shprehet se “mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit”.
Bashkimi evropian, së bashku me SHBA-të, 8 vjet më parë, ishin mbështetësit dhe sponsorizuesit e reformës në Drejtësi.
Në reagimin e Delegacionit të BE-së, bie në sy vënia e theksit te fakti se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”, ndonëse në tekstin e rezolutës që i propozohet parlamentit për miratim, përmendet pikërisht “garantimi i pakthyeshmërisë” së kësaj reforme, raporton Zëri i Amerikës.
SHBA-të pro nismës socialiste për sundimin e ligjit: Premtuese për luftën ndaj korrupsionit
The post Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi appeared first on Albanian Post.








