peruja-i-klasifikon-zyrtarisht-transgjinoret-si-‘te-semure-mendore’

Qeveria peruane i ka kategorizuar zyrtarisht transgjinorët si “të sëmurë mendorë”.

Ministria e atjeshme e Shëndetësisë ka bërë me dije se dekreti ishte e vetmja mënyrë që shërbimet e shëndetit publik të Perusë mund të “garantonin mbulimin e plotë të kujdesit mjekësor për shëndetin mendor”.

Lëvizja ka shkaktuar një reagim të ashpër në një shoqëri ku të drejtat gjinore dhe LGBT kanë qenë nën sulme të vazhdueshme në vitet e fundit dhe ku ka nivele të larta të dhunës homofobike, transfobike dhe gjinore.

Në një lëvizje të fundit, ligjvënësit ndaluan referencat për barazinë gjinore nga tekstet shkollore. Kjo ka pasur një efekt shkatërrues në klasat që synojnë të parandalojnë sulmet në familje dhe femicidet.

César Vásquez, ministri i Shëndetësisë, nuk ka komentuar mbi këtë grindje. Në vend të kësaj, ai ka mbrojtur presidenten Dina Boluarte, e cila është nën hetim për blerjen e saj të pashpjegueshme të bizhuterive të shtrenjta.

Percy Mayta-Tristán, një studiues mjekësor, ka thënë se dekreti mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por zbuloi mungesën e ndërgjegjësimit për çështjet komplekse LGBT.

“Nuk mund të injorosh kontekstin që kjo po ndodh në një shoqëri super-konservatore, ku komuniteti LGBT nuk ka të drejta dhe ku etiketimi i tyre si të sëmurë mendorë hap derën për terapinë e konvertimit”, ka shtuar ai.

Boluarte sakaq është mbështetur nga një kongres, anëtarët e të cilit ndajnë një konservatorizëm të thellë social.

The post Peruja i klasifikon zyrtarisht transgjinorët si ‘të sëmurë mendorë’ appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here