grenelli-vlereson-se-scholzi,-macroni-e-meloni-perqafuan-politiken-e-trumpit-ndaj-kosoves

Richard Grenell, diplomati kontravers që shërbeu si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor gjatë mandatit të presidentit amerikan, Donald Trump, vlerësoi nëpërmjet një postimi në platformën “X” të enjten se liderët e Gjermanisë, Francës e Italisë, aktualisht janë duke e përqafuar politikën e Trumpit ndaj Kosovës.

Reagimi i Grenellit erdhi pas letrës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministres italiane, Giorgia Meloni, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën përçuan mesazh të qartë për rrugën e mëtejshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane, posaçërisht në kontekstin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Më në fund! Evropianët përqafojnë politikën e Trumpit për Kosovën. Italia, Franca dhe Gjermania i thanë kryeministrit të Kosovës se ai duhet të bëjë ‘progres vendimtar’ drejt zbatimit të marrëveshjeve të kaluara ose ata nuk do të mbështesin Kosovën në Këshillin e Evropës. Unë i jap meritë Italisë që bëri Francën e Gjermaninë të veprojnë më në fund”, shkroi ai.

Ndryshe, boshti i shteteve më me ndikim në kontinent kanë ngulur këmbë në një letër dërguar kryeministrit Kurti se Berlini, Parisi e Roma e mbështesin vetëm draftstatutin e propozuar nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, për themelimin e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Letra e Scholzit, Macronit e Melonit vjen pas njoftimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, se ekzekutivi kosovar është duke përgatitur një draftstatut për mekanizmin vetëmenaxhues për serbët të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese në fund të majit, duke u shmangur nga zotimet e kaluara.

Letra e Gërvallës nxit përplasje mes qeverisë dhe presidencës – Scholz, Macron dhe Meloni s’e ndërrojnë mendjen

The post Grenelli vlerëson se Scholzi, Macroni e Meloni përqafuan politikën e Trumpit ndaj Kosovës appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here