Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, mënyra e shkuarjes në zgjedhje të reja parlamentare nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve. Krasniqi tha se vendi ka nevojë që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, prandaj PDK ka shprehur gatishmërinë që kjo të bëhet e mundur në cilido opsion. “Kemi preferuar dorëheqjen, por në mungesë të dorëheqjes, apo mocionit për çka duhen votat të cilat ne si…








