Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me veturat e tyre kanë bërë tejkalim në vijë të plotë. Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë me nga 200 euro, 2 pikë negative për për shtetasin kosovar si dhe heqje të patentë shoferit për tre muaj.








