Më 2 qershor 20 efektivë nga departamentet e Napolit dhe Romës, mbërrijnë në Shqipëri për të mbikëqyrur dhe marrë në dorëzim godinën në portin e Shëngjinit e ku do qëndrojnë për një shërbim 30 ditor.
Kjo, duke organizuar punën me turne të pandërprera gjatë 24 orëve.
Kështu ka bërë më dije Sindikata e policisë italiane ku thotë se pagesa e efektivëve që do të qëndrojnë në Shëngjin, do jetë 100 euro në ditë, pagesë e përcaktuar në Itali për misionet ndërkombëtare.
Ndërkohë qendra e akomodimit të emigrantëve nga vendet e treta në Gjadër do të menaxhohet nga një kontingjent i përbashkët prej 300 personash, ku 176 janë policë, ndërsa pjesa tjetër staf ndihmës.
Stafi do të akomodohet në një hotel ku udhëtimi për në godinën do të monitorohet dhe do të bëhet me makinë të siguruar nga administrata, me rroba civile dhe vetëm pasi të mbërrijnë në hotspot do të veshin uniformën dhe armatimin individual të mbajtur në qeli të blinduara speciale.
Roma dhe Tirana zyrtare ranë dakord vitin e kaluar për të ngritur qendra në Shqipëri, ku do të regjistroheshin disa mijëra emigrantë të nisur drejt Italisë dhe më pas do të prisnin që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohej nga zyrtarët italianë.
Plani tërhoqi kritika nga grupet e të drejtave, por gjithashtu ngjalli interes nga disa qeveri evropiane të qendrës së djathtë.
Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë madje e bëri atë pjesë të platformës së saj zgjedhore për zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian.
Protokolli, i ratifikuar nga Parlamenti Italian, parashikon krijimin e dy qendrave në Shqipëri, njëra për pritjen fillestare dhe tjetra me funksione hotspot, me qëllim uljen e zbarkimeve të emigrantëve të parregullt në Itali.
Ndërkaq, sa i takon qendrave puna fillon më 23 mars, por dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor.
Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet sapo hedhin hapat e parë, po kryhen inspektime të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë.
Shifrave zyrtare, tashmë shumë të larta, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e pakonsiderueshme: ato të rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa i përket strukturave, nënkontraktat “pa kufij shpenzimesh”, siç thuhet në rezolutën e Mbrojtjes.
Marrëveshja për emigracionin me Italinë është një dhe e vetme, siguron Rama
Qendrat italiane në Shqipëri, Medihospes fiton kontratën e 133 milionë eurove
The post Më 2 qershor Italia merr në dorëzim kampin e Shëngjinit, Gjadri në pritje appeared first on Albanian Post.








