rama-paralajmeron-konference-per-transparencen-e-institucioneve

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka paralajmëruar se ai do të thërrasë brenda qershorit një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit, për të cilën tha se është konceptuar si ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve.

Kjo, në kuadër të aksesit në informacionet publike dhe transparencën që institucionet duhet të kenë.

Njoftimin Rama e bëri gjatë një konference ndërkombëtare të komisionerëve të informimit, edicioni i 15-ë i të cilës po mbahet në Tiranë.

“Sfida është si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si ti bëjmë qeveritë e institucionet shtetërore të mos i tremben dritës”, tha fillimisht Rama në fjalën e tij.

Më tej, ai shtoi se e drejta për informim është parakusht për shëndetin e zhvillimin e demokracive funskionale.

U shpreh po ashtu i kënaqur me progresin në transperencë, teksa argumentoi se mbetet i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijmë dhe tregon se nuk është mjaftueshëm krahasuar me aty ku duam të arrijmë.

“Ndaj shumë shpejt, në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit që e kemi konceptuar si ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve. Mes asaj që shkruhet në ligjet tona dhe asaj që zbatohet”, pohoi.

Hendeku mes hartimit të ligjeve dhe zbatimit, sipas Ramës, është sfidë për shumë prej nesh sepse jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur flitet për të drejtën e informimit.

“Nuk jemi suedezë, jemi të vetëdijshëm”, përmbylli ai.

The post Rama paralajmëron konferencë për transparencën e institucioneve appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here