Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, pas Prishtinës ka udhëtuar për në Beograd. Atje sot është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, me të cilin kanë biseduar për procesin e dialogut ne mes të Kosovës dhe Serbisë. Gjuriq në këtë takim si zakonisht është ankuar se si e gjithë situata dhe pozita e serbëve lokalë “është përkeqësuar” që nga ardhja e kryeministrit Albin Kurti…








