Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, u shpreh tejet i kënaqur me barazimin e arritur kundër Kroacisë. Sylvinho tha në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova se në fushë futbollistët treguan shpirtin e tyre garues. “Shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin garues, me sakrificën që dhanë lojtarët në fushë. Kjo është pikërisht ajo që do të na përfaqësojë neve. Të shërben për të gjithë jetën.








