haxhiu-fajeson-pdk-ne-pse-u-shpalle-anti-kushtetuese-ligji-per-byrone-shteterore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në tentim për të realitivizuar dështimin në raport me hartimin e projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka deklaruar se ky projektligj është shpallur antikushtetuese në tërësinë e tij vetëm për 4 nene.

“Për 4 nene të cilat i ka gjete Gjykata Kushtetuese që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e ka shpallur të pavlefshme në tërësinë e tij ligjin, ka pasur në disa raste që Gjykata ka kontestuar disa nene, por megjithatë Ligjin e ka lënë në fuqi”, tha ajo fillimisht në një intervistë për RTV Dukagjini.

Haxhiu në vend se të flas me argumente juridike se pse ky projektligj u shpallë i pavlefshëm në tërësinë e tij, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës, për faktin se partia në fjalë ishte ajo që e dërgoi për shqyrtim projektligjin në Kushtetuese.

“Kundërthënia e jonë dhe opozitës nuk është fare e natyrës juridike, kundërthënia është politike. Situata është e qartë – Qeveria insiston që të ketë Byro që do të merret me pasurinë e pajustifikueshme të zyrtarëve të lartë, dhe PDK-ja insiston që në Kosovë nuk duhet të ketë Byro”.

Sipas saj PDK-ja po gënjen opinionin publik kur po deklaron se ata janë për Byronë, por thjeshtë kanë kundërshtuar disa dispozita të tij.

“Ata po e gënjen publikun, ne mund t’i bëjmë publike të gjitha argumentet që ata i kanë përdorur pranë Gjykatës Kushtetuese”, ka shtuar ajo.

Kushtetuesja ia shpallë qeverisë “të pavlefshëm në tërësi” Ligjin për Byronë

The post Haxhiu fajëson PDK-në pse u shpallë anti-kushtetuese Ligji për Byronë Shtetërore appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here