Zvicra, e cila sapo ka organizuar një samit ndërkombëtar për paqen në Ukrainë, dhe ka ndjekur komunitetin ndërkombëtar në sanksione ndaj agresorit rus, gjendet në një siklet të veçantë për shkak të shitjes së orëve më prestigjioze Swiss Made në Rusi.
Të ndryshmet Rolex, Patek Philippe, Piaget, Hublot, përveç produkteve të Swatch Group, mbërrijnë në kyçet e duarve të nënshtetasve të “Carit”, duke kaluar nëpër Turqi.
Aty ku, rastësisht, shitja e orëve luksoze zvicerane ishte, në tremujorin e tretë të 2023, 50% më e lartë se përpara shkurtit 2022, pra para sulmit të ushtrisë së Putinit.
“Prodhuesit zviceranë”, shpjegoi për La
Repubblica, Thomas Baillod, një ekspert në sektorin e orëve “mund të kufizohen në deklarimin se shesin në Turqi, duke shtuar se ajo që vijon më pas nuk është përgjegjësi e tyre”.
I njëjti ekspert shton megjithatë se “për të aktivizuar garancinë, industria e orëve duhet të ketë të dhënat e përdoruesit përfundimtar të produkteve të saj”.
Pra, nëse një Rolex Daytona përfundon në Moskë ose Shën Petersburg, nuk ka si ikën!
Pyetja në këtë pikë, është nëse autoritetet zvicerane, veçanërisht Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, kreu i të cilit, Ignazio Cassia, takoi Zelensky-n disa herë, u përpoqën të arrinin në krye të këtij tregu të zi vërtet të turpshëm në Made in Switzerland.
SECO, një akronim për Sekretariatin e Ekonomisë, thuhet se është përgjegjës për mbylljen e syve, siç ka lënë të kuptohet menaxhmenti i një marke orësh luksoze nga Gjeneva, e cila preferon të mos dalë me emër.
Nga ana tjetër, në këto kohë industria zvicerane e orëve po raporton humbje të konsiderueshme, pas rënies së mprehtë të shitjeve në Kinë, kështu që pretendimi se nuk sheh që produktet e saj përfundojnë në vende jashtë kufijve mund, madje, të rezultojë të jetë një strategji fituese.
Duhet thënë gjithashtu se thyerja e sanksioneve nga ana e shtëpive të orëve të shtrenjta është pjesë e strategjisë së lojës së dyfishtë të Turqisë me Rusinë dhe Perëndimin.
Gjithashtu sepse, duke besuar në ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, Erdogan për momentin po përpiqet të ruajë një ekuilibër me Shtëpinë e Bardhë në njërën anë dhe Kremlinin nga ana tjetër.
Duke i dhënë disave, shih dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, pa i mërzitur të tjerët.
Pra, nëse oligarkët e Putinit janë nostalgjikë për ata “snowers” me diamante me marka prestigjioze, pse t’ua mohojnë atyre?
Nga ana tjetër, Biden vesh edhe ai një Rolex, megjithëse prej çeliku, ndërsa Donald është krenar për Timex American First.
The post Trekëndëshi i orëve luksoze që vë në siklet Zvicrën appeared first on Albanian Post.








