duke-provuar-ta-lidhe-faton-hajrizin-me-serbine,-albulena-haxhiu-ben-gabimin-qe-perfundimisht-mund-t’i-kushtoje

E gjetur mes kritikash të shumta për impotencën institucionale pas arratisjeve të shumta nga burgjet e Kosovës, mes tyre edhe ajo e Faton Hajrizit, i vrarë më pas nga policia serbe, Albulena Haxhiu, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se arratisjet nga burgjet (institucion që kontrollohet nga ministria e saj) u bë më ndihmën e Serbisë, duke pranuar kështu (me gjasë pa dashje) se Serbia kontrollon një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit të Kosovës.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se “informacionet e organeve tona sugjerojnë që së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar, bashkëorganizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”.

Duke deklaruar vetë se brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës ka qasje Serbia.

“Ky organizim konsiston në dhënien e garancisë që për personat e tillë territori i Serbisë, grupet kriminale atje, e nivele të caktuara të pushtetit, u ofrojnë mburojë nga ndjekja penale e Republikës se Kosovës”, vazhdonte absurditeti i Haxhiut, duke provuar ta lidh ikjen e Faton Hajrizit nga burgu me shtetin serb, përkundër se ishte po Serbia që e vrau.

Përshkrimi i tillë i situatës nga Haxhiu erdhi në momentin kur qytetarët në rrjetet sociale u solidarizuan me Hajrizin, tashmë të vrarë, i cili kishte rënë në burg si i mitur për vrasjen e një ushtaraku rus dhe më pas kishte vuajtur dënim me dekada edhe për delikte të tjera që i kishte kryer.

Ai, i proklamuar vetë si ushtar i UÇK-së dhe person që fitoi simpati nga qytetarët, përkundër se i dënuar për disa raste, pas arratisjes së fundit filloi ta kritikojë dhe në disa raste përqeshë qeverinë e Kosovës.

Pastaj, u quajt kriminelë nga shumë eksponentë të qeverisë dhe më pas, kur vrau së fundi një polic serb, ai quhej kriminel edhe nga Qeveria e Kosovës.

Meqë Kurti dhe ministrat e tij atunë kryesore e kanë ballafaqimin me Serbinë, fakti se e gjetën vetën në një vijë me këtë shtet në rastin e Faton Hajrizit i vendosi në pozitë të papëlqyeshme në syrin e publikut.

Për këtë arsyeje, Haxhiu provoi ta lidhë vetë Hajrizin dhe ikjen e tij me Serbinë, duke u munduar kështu të fitojë serish masën “patriotike” në rrjete sociale.

Por, duke kalkuluar gabim, Haxhiu bëri pranim se Serbia ka qasje, mundësi dhe vepron brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, institucion që udhëhiqet nga vetë ajo.

Ajo tash veçse i ka shtuar akuzat ndaj saj dhe personalitetet të ndryshme në Kosovë po kërkojnë largimin e menjëhershëm për deklarimin skandaloz.

The post Duke provuar ta lidhë Faton Hajrizin me Serbinë, Albulena Haxhiu bën gabimin që përfundimisht mund t’i kushtojë appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here