aksident-me-5-te-plagosur-ne-pogradec

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e 7 gushtit në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas një njoftimi zyrtar policor, rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

The post Aksident me 5 të plagosur në Pogradec appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here