Gjykata Themelore në Kotorr, të shtunën, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak biznesmenit kosovar i arrestuar në Mal të Zi, Naser Ramaj, njofton mediumi malazez, Vijesti.
Përveç arrestit shtëpiak, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Kotorr, Spiro Paviçeviç, ka urdhëruar që Ramajt t’i konfiskohet edhe pasaporta.
Ramaj u arrestua në Mal të Zi të enjten e 8 gushtit meqë dyshohet se ka shmangur taksat dhe me këtë ka dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 2 milionë euro.
“Zyrtarët policorë paraprakisht kanë bërë kallëzim penal kundër tij nën dyshimin se është shmangur nga tatimi si një nga pronarët e kompanisë ‘Alart Centar Budva’ dhe i ka shkaktuar buxhetit të Malit të Zi dëm material në vlerë të përgjithshme mbi 2 milionë euro”, thuhej në njoftim për media të policisë malazeze.
Ramaj, njihet për investimet e tij në ndërtimin e komplekseve banesore, madje në vitin 2017 ishte taksapaguesi më i madh dhe për këtë pati marrë edhe mirënjohje nga komuna e Budvës.
Ai shpesh herë ka qenë edhe në ballinat e gazetave malazeze si biznesmen serioz dhe i suksesshëm. Ramaj qenë edhe kryetar i klubit futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi.
The post Gjykata në Mal të Zi i cakton masën e arrestit shtëpiak biznesmenit kosovar Naser Ramaj appeared first on Albanian Post.








