Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se nga data 14 deri më 19 gusht, dy njerëz kanë vdekur nga COVID-19 dhe 177 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social, Facebook, nga IKSHPK-ja, kanë bërë të ditur se ka filluar rritja e këtyre rasteve.
“Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve”, kanë shkruar në Facebook.

Po ashtu, IKSHPK-ja u ka rekomanduar qytetarëve me sëmundje të rënda kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19.
“Vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen”, thuhet në njoftim.
Instituti ka listuar edhe disa masa të tjera mbrojtëse nga ky virus.
The post Dy vdekje dhe 177 raste pozitive për një javë me COVID-19 appeared first on Albanian Post.








