Pas aksidentit të rëndë që kishte ndodhur ditë më parë në Strasburg të Francës, ka ndërruar jetë Leonard Gashi nga Mitrovica. 27-vjeçari, i cili ishte aksidentuar të mërkurën, më 14 gusht, kishte qëndruar tri ditë në koma, pasi ishte përplasur në mënyrë direkte me një lis skaj rrugës, albinfo.ch. Sipas raportimeve, kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, viktima ishte i vetëdijshëm…








