Në vijim të ngjarjes tragjike të plagosjes me thikë në zonën e Astirit në Tiranë, është konfirmuar se shtetasi Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.
Mësohet se 34-vjeçari kishte pësuar katër goditje me thikë, dy prej të cilave në gjoks dhe dy në këmbë.
Autori i ngjarjes, Darmian Keli, 25 vjeç, është arrestuar nga forcat e rendit, ndërsa besohet se motivi i ngjarjes ishte xhelozia e autorit, pasi viktima i ka ngacmuar partneren.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
The post Ndërron jetë 34-vjeçari pas konfliktit në Astir, u qëllua 4 herë me thikë appeared first on Albanian Post.








