Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi e kishte goditur me mjet të mprehtë një thikë viktimën në oborrin e Emergjencës në Gjilan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte goditur me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar në oborrin e Emergjencës në Gjilan. Si pasojë e lëndimit të rëndë, viktima është transportuar në QKUK-së për tretman mjekësorë”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, potencohet se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
The post Një person theret me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan appeared first on Albanian Post.








