ushtria-izraelite-konfirmon-vdekjen-e-dy-shtetasve-tajlandeze-te-zhdukur-qe-nga-7-tetori

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, gjatë konferencës së tij të përditshme për media, tha se ushtria informoi familjet e dy shtetasve tajlandezë që dyshohej se ishin kapur rob më 7 tetor se ata, në fakt, ishin vrarë atë ditë gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

Hagari i emëroi qytetarët tajlandez si Sontia Ok’Krasari dhe Sontisek Rintalk dhe tha se ata po punonin në bujqësi në fermat pranë Kibbutz Bari.

Ai gjithashtu pohoi se Hamasi i ka mbajtur trupat e tyre që nga 7 tetori.

The post Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e dy shtetasve tajlandezë të zhdukur që nga 7 tetori appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here