liga-arabe-ben-thirrje-per-paqeruajtes-te-okb-se-ne-territorin-e-pushtuar-palestinez

Liga Arabe ka bërë thirrje për një forcë paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në territorin e pushtuar palestinez.

Kjo gjatë një samiti të dominuar nga sulmet e vazhdueshme vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

Takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive arabe u mblodh në Bahrein më shumë se shtatë muaj pas ofensivës së Izraelit në Gaza që ka tronditur rajonin.

Deklarata e lëshuar nga blloku 22 anëtarësh bëri thirrje për “mbrojtje ndërkombëtare dhe forca paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në territoret e pushtuara palestineze” derisa të zbatohet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë.

“Ne theksojmë nevojën për të ndaluar menjëherë agresionin izraelit kundër Rripit të Gazës, tërheqjen e forcave okupuese izraelite nga të gjitha zonat e Rripit dhe heqjen e rrethimit të vendosur ndaj tij”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Abdel Fattah el-Sisi i Egjiptit, duke ndërmjetësuar midis Hamasit dhe Izraelit së bashku me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara, tha gjithashtu se Izraeli po i shmangej përpjekjeve për të arritur një armëpushim.

Në qytetin jugor të Gazës, Rafah, një operacion tokësor izraelit i kritikuar gjerësisht është duke u zhvilluar.

Më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kishin kërkuar strehim në zonë, pasi u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të Gazës që ishin nën bombardimet intensive izraelite që nga tetori.

Përafërsisht 600 mijë njerëz janë larguar nga zona që kur Izraeli filloi sulmin e tij në fillim të këtij muaji, sipas OKB-së.

Deklarata e Ligës Arabe përsëriti gjithashtu një thirrje të gjatë për një zgjidhje me dy shtete përgjatë kufijve të Izraelit përpara luftës së vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet palestinez.

The post Liga Arabe bën thirrje për paqeruajtës të OKB-së në territorin e pushtuar palestinez appeared first on Albanian Post.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here