Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, gjatë konferencës së tij të përditshme për media, tha se ushtria informoi familjet e dy shtetasve tajlandezë që dyshohej se ishin kapur rob më 7 tetor se ata, në fakt, ishin vrarë atë ditë gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.
Hagari i emëroi qytetarët tajlandez si Sontia Ok’Krasari dhe Sontisek Rintalk dhe tha se ata po punonin në bujqësi në fermat pranë Kibbutz Bari.
Ai gjithashtu pohoi se Hamasi i ka mbajtur trupat e tyre që nga 7 tetori.
The post Ushtria izraelite konfirmon vdekjen e dy shtetasve tajlandezë të zhdukur që nga 7 tetori appeared first on Albanian Post.








