Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se raportet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë mjaftë të mira dhe sipas tij s’janë për t’u dramatizuar.
“Relacionet mes kryeministrit dhe presidentit duke më përfshirë edhe mua mendoj që relacionet janë të mirë, s’ka asgjë dramatike. Ndryshimet që mund t’i kemi në qëndrime politike nuk mund të dërgojnë në luftë politike, këtu s’ka asnjë luftë politike mes përfaqësuesve që përfaqësojnë institucionet qendrore”.
Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se ndryshimet e mendimeve të tyre për çështje të ndryshme janë normale, por që qëndrimet e tyre para Bashkësisë Ndërkombëtare janë të “një mendje” dhe “të një goje”.
“Mund të ketë qëndrime të ndryshme për çështje të ndryshme, por që janë të natyrshme dhe ndodhin në çdo shtetet të botë, por kur dalim para Bashkësisë Ndërkombëtare gjithmonë jemi të një mendje dhe jemi të një goje, kështu ka qenë deri tash në çdo prezantim të interesit të Kosovës, që kemi pasur”, deklaroi Konjufca para gazetarëve.
Lajmi në përditësim…
The post Konjufca: Me Osmanin e Kurtin para Bashkësisë Ndërkombëtare jemi të një mendje dhe jemi të një goje appeared first on Albanian Post.








